LAJMI I FUNDIT:

Një zhurmë e çuditshme i mbajti zgjuar për gati dy vjet, çifti mbetën pa fjalë kur kuptuan se për çfarë bëhej fjalë (Foto)

Një zhurmë e çuditshme i mbajti zgjuar për gati dy vjet, çifti mbetën pa fjalë kur kuptuan se për çfarë bëhej fjalë (Foto)

Një zgjua masiv i 80.000 bletëve kishte mbajtur një çift të zgjuar natën për dy vjet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, çifti, i cili nuk është emëruar, dëgjonin një zhurmë të vazhdueshme në muret e dhomës së tyre të gjumit, por nuk ishin në dijeni se çfarë ishte.


Kështu, ata luftuan me gjumin gjatë natës, derisa vendosën të shohin se çfarë po e bënte atë zhurmë në shtëpinë e tyre në Pinos Puente, pranë Granadës, Spanjë.

Dhe ata u tronditën kur zbuluan se bëhej fjalë për një zgjua të madh bletësh, vetëm pak metra nga ku ata flinin.

Pas kësaj, Sergio Guerrero, një bletar vendas, punoi për të pastruar vendin, të cilin ai vlerëson se ishte shtëpia e 80,000 insekteve.

Hapësira ishte rritur gjatë viteve për të marrë një seksion të madh të murit dhe shtrihej pothuajse tërë lartësinë e dhomës së gjumit.

Por zoti Guerrero tha se nuk mund të kuptonte “se si ata [çifti] kanë jetuar me këtë sasi të madhe bletësh për gati dy vjet”.

Bletari duhej të përdorte një sistem të veçantë aspirimi për të thithur të gjitha bletët përpara se t’i largonte në mënyrë të sigurt. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Eh, bionde

Eh, bionde

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Virale
Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Fun
Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Fun
Kalo në kategori