Liam Payne, ish-anëtari i grupit të famshëm “One Direction”, ndërroi jetë tragjikisht më 16 tetor 2024, një vit më parë, pas një rënieje nga ballkoni i katit të tretë të hotelit CasaSur në Buenos Aires, Argjentinë.

Humbja e tij tronditi fansat dhe publikun në mbarë botën, duke shokuar të gjithë ata që e ndoqën nga audicioni i tij i parë në “X Factor” deri te suksesi i madh me “One Direction”.


Pavarësisht se lidhja e tij me Cheryl Tweedy, nënën e djalit të tyre Bear, përfundoi pak pas ditëlindjes së parë të fëmijës, Liam mbeti gjithmonë shumë i lidhur me djalin.

Liam Payne

Ai e donte Bear-in thellësisht dhe kishte plane që pasuria e tij, e cila në kohën e jetës së tij arriti vlerën rreth 60 milionë dollarë, të shërbente për të ardhmen e djalit.

Në një intervistë të vitit 2022, Liam kishte thënë se e gjithë jeta dhe pasuria e tij i përkisnin Bear-it dhe se kishte disa kompani që një ditë djali mund t’i drejtojë apo t’i shesë sipas dëshirës.

Liam dhe djali Bear

Liam gjithashtu kishte ndihmuar në blerjen e një shtëpie luksoze për Cheryl dhe Bear-in në fshatin pitoresk të Buckinghamshire, Chalfont St Peter, me vlerë 4 milionë dollarë. Pas ndarjes së tyre, Liam bleu një pronë tjetër pranë, duke mbajtur afërsinë me të birin.

Në intervistat e mëvonshme, Liam e quajti Cheryl-in “nëna më e mirë në botë” dhe e falënderoi për mbështetjen e dhënë, duke i lejuar “autonomi të plotë” për t’u fokusuar në karrierën e tij dhe më pas për të përballuar sfidat e shëndetit mendor.

Liam dhe djali Bear

Në korrik të vitit të kaluar, ai zbuloi se kishte përfunduar një periudhë 100-ditore në një qendër rehabilitimi në Luiziana, pas një momenti shumë të vështirë në jetën e tij dhe falënderoi Cheryl-in për mbështetjen gjatë kësaj periudhe.

Miku dhe fansat mbeten të tronditur nga humbja, por trashëgimia e Liam-it vazhdon përmes Bear-it, i cili do të përfitojë nga gjithë pasuria dhe planet e tij për një të ardhme të sigurt. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com