LAJMI I FUNDIT:

Një vit e gjashtë muaj burg ndaj një personi për ngacmim seksual në Gjakovë

Një vit e gjashtë muaj burg ndaj një personi për ngacmim seksual në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.H., i cili akuzohet për veprën penale “Ngacmimi Seksual”.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se pas mbajtës së shqyrtimit fillestarë ku i pandehuri kishte pranuar fajësinë, gjykata e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë  muaj.

“I pandehuri H.H., akuzohet se me datë 08 mars 2023 rreth orës 15:00 minuta, në Rr. ‘Fan S. Noli’ në Gjakovë, … me dashje ngacmon seksualisht personat të cilat janë të ndjeshme për shkak të moshës së tyre, me qëllim të cenimit të dinjitetit të dëmtuarave fëmijëve… në atë mënyrë që deri sa të dëmtuarat ishin duke ecur në këmbë, në një moment e shohin të pandehurin, i cili ishte i zhveshur dhe bën me gjeste duke ekspozuar organin gjenital në drejtim të dëmtuarave, të gjendur në këtë situatë të dëmtuarat ndërrojnë rrugën, por i pandehuri vishet dhe niset në drejtim të tyre dhe ju drejtohet me fjalën ‘përshëndetje’, më pas të dëmtuarat të frikësuara kërkojnë ndihmën e një kalimtari të rastit, ku me të parë kalimtarin e rastit i pandehuri largohet me vrap nga aty, ashtu që me këto veprime i pandehuri tek të dëmtuarat ka shkaktuar cenimin e dinjitetit dhe ka krijuar një mjedis frikësues”, thuhet në njoftim.


Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori