Qëllimi i kësaj ngjarje, e cila organizohet më datat 9 dhe 10 gusht 2014 (e shtunë dhe e diela e ardhshme), është njoftimi, shoqërimi dhe pushtimi i majës me të gjithë dashamirët e bjeshkëve të Kosovës dhe rajonit.

Gjithashtu, përmes kësaj ngjarje Hiking Njeri ka për qëllim promovimin e bjeshkatarisë, popullarizimin e turizmit malor në Kosovë dhe bashkepunimin regjional mes shoqatave bjeshkatare.


Organizata joqeveritare në fjalë ka lëshuar një ftesë publike për të gjitha shoqëritë bjeshkatare dhe dashamirët ecjes që t'i bashkangjiten kësaj ngjarjeje.

Organizimi, grumbullimi dhe kampingu i të gjithë pjesmarrësve do të bëhet te fusha ndërmjet Hotel Arxhenës dhe Gurit të Qytetëzës në dalje të Brodit.

kamp1

Ecja për në Majën e Njerit do të realizohet nga Hotel Arxhena përmes kurrizit të bjeshkës së Zllipotokut (Prroi i keq). Kjo do të jetë një ecje relativisht e gjatë dhe zgjatë se paku rreth 5 orë në një drejtim. Gjatësia komplete e ecjes është 22 km, andaj nisja pritet të behet herët në mëngjesin e së dielës (ora 07.00).

Të interesuarit, të cilët nuk kanë mundësi të arrijnë të shtunën për kamping, mund t’i bashkohen direkt ecjes, dhe duhet të arrijnë te Hotel Arxhena të dielën në orën 07.00 të mëngjesit. Rruga me veturë nga Prishtina deri në Brod zgjatë rreth 2 orë e gjysmë.

Ky organizim përkrahet nga Ambasada Norvegjeze dhe Ministria e Diasporës.

Për të marrë pjesë në ngjarjen "Camp and Hike te Maje e Njerit", ju duhet të jeni të pajisur me tendën e juaj dhe të jeni në vend të shtunën me 09 gusht 2014 nga ora 12.00 deri ne 17.00. Për të rezervuar vendin në kamp mund të kontaktoni organizatorët në këto emaila. hikingnjeri@gmail.com ose beni@hikingnjeri.com.

Më shumë për këtë organizim vizitoni faqen zyrtare të Hiking Njeri në Facebook. /Telegrafi/

kam01