LAJMI I FUNDIT:

Një veturë vetaksidentohet në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një veturë vetaksidentohet në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një vetaksident është regjistruar në fshatin Parallovë, rruga Prishtinë-Gjilan.

Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.


“Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 19:00 në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan në fshatin Parallovë. Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha Hashani.