LAJMI I FUNDIT:

Një vështrim i hershëm i gjeneratës së ardhshme të Jeep

Një vështrim i hershëm i gjeneratës së ardhshme të Jeep

Pavarësisht se është tetë vjeç, Jeep Compass është ende i fortë.

Me 84,474 njësi të dorëzuara në SHBA deri në shtator të vitit 2024, kërkesa është rritur me 18% krahasuar me nëntë muajt e parë të vitit të kaluar.

Bëhet e ditur se një model i gjeneratës së ardhshme po vjen, por duhet të presim, përcjell Telegrafi.


Së fundmi është publikuar një imazh, ngacmuesi i parë që sinjalizon premierën botërore të crossoverit në Evropë.

Skica e dizajnit vjen së bashku me lajmet se Compass do të bëhet plotësisht elektrik duke kaluar në platformën STLA Medium.

Por, mos u shqetësoni – do të ketë ende versione me derivate.

Jeep e quan atë “modelin më të disponueshëm globalisht” të kompanisë.

Ndërkohë, ngacmimi lë të kuptohet për një stil evolucionar me një pamje të ndryshme. /Telegrafi/