LAJMI I FUNDIT:

Një version ‘ekstrem’ nga Fiat (Foto)

Një version ‘ekstrem’ nga Fiat (Foto)

Fiati ka njoftuar se modeli i ripërtërirë ‘124 Spider’ do të ketë edhe një version ekstrem, Abarth.

Javën e kaluar u raportua se ‘Fiat 124 Spider’ duket shumë muskulor dhe tani shefi i Fiat Chrysler, Alfredo Altavilla, ka konfirmuar se modeli do të jetë i rehatshëm, ndërsa versioni Abarth do të jetë ekstrem.


Versioni Abarth që njihet për garat autosportive, do të ketë trup më agresiv dhe performanca të jashtëzakonshme, transmeton koha.net.

‘Abarth 124 Spider’ do të ketë motor 1.75-litër TBi me katër cilindra dhe 200 kuajfuqi.

Fiati i ri do të shpaloset në nëntor në Los Angeles Auto Show, teksa versioni Abarth do të dalë në publik në gjysmën e dytë të vitit 2016.

fiat1