LAJMI I FUNDIT:

Një vendtakim ideal në lagjen Aktash!

Një vendtakim ideal në lagjen Aktash!

Si rrjeti më i madh i marketeve të lagjes në Kosovë, Meridian Express, ka një qëllim dhe disa vlera mbi të cilat udhëhiqet. E ato janë që gjithmonë të bëjnë më shumë se sa kërkohet dhe më mirë se sa pritet. Meridian Express sot është pika dhe destinacioni i mijëra qytetarëve. Me afërsi të çdo qytetari të cilët posa zgjohen dalin në derë të shtëpisë së tyre, për të blerë kafen, qumështin, bukën apo produkte më të mira. Në marketet e Meridian Express blerësit gjejnë asortiment të gjerë të shumë produkteve, ne veçanti produkte unike në treg, mish e peshk të freskët e mbi të gjitha me çmime korrekte dhe të volitshme.

Kësaj radhe, Meridian Express ka zgjeruar pikën e saj në lagjen Aktash në Prishtinë, me një hapësirë edhe më moderne, ku konsumatorët do të kenë llojshmëri të produkteve që ti kryejnë furnizimet e tyre ditore dhe të shijojnë produktet nga Meridian Kitchen dhe Buka Bakery, njëkohësisht ky ‘vend-takim’ me hapësirë më të madhe, ju mundëson konsumatorëve të kalojnë momente të paharruara me miq dhe familjarë.

Ambienti i ri, i gjithë ri-modeluar, është bazuar në standarde të reja të industrisë ku pritet të jetë destinacioni i mijëra qytetarëve tanë. Të gjitha këto veçori e bëjnë shumë të veçantë Meridian Express-in në Aktash, por mbi të gjitha, shërbimi, pastërtia, komoditeti dhe kualiteti i produkteve që do t’i merrni në këtë vend e bëjnë diferencën mes Meridian Express-it dhe çdo vendi tjetër në Prishtinë.

Meridian Express nuk do të ndalet këtu, ata planifikojne të hapin edhe më shumë pika dhe të ofrojnë produkte edhe më të mira dhe unike dhe njëherit edhe krijimin e shumë vendeve të reja të punës.

Artikull i sponzorizuar