LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur nga orteku në Brezovicë

Një i vdekur nga orteku në Brezovicë

Një person ka vdekur, ndërkaq një tjetër është shpëtuar, pasi mbi ta ka rënë një ortek bore në Brezovicë.

Lajmin për fatkeqësinë e ka konfirmuar për Telegrafin, Basri Shabani nga Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt.


Sipas tij, njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor.

Ndërsa Ilir Morina – Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e mjedisit në Kosovës, i cili tha se një person ka vdekur ndërkaq tjetri është shpëtuar nga një zyrtar i agjencisë

“Mbikëqyrësi i qendrës që i ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i akademikut Nexhat Daci, Arian Daci [Daci ishte zëvendësministër i Diasporës]”, tha Morina, për Klan Kosova.

Sipas tij, ata kanë shkuar në Brezovicë dhe kanë bërë sporte ekstreme jashtë stazhës, gjë që dyshohet se ka shkaktuar ortekun.

Për këtë ka njoftuar edhe Federata Skitare e Kosovës, sipas së cilëve orteku i borës ka rënë në vendin e quajtur “Folea e Shqiponjës”, ku kanë qenë duke skijuar dy personat. /Telegrafi/