Manchester Unitedi barazoi ndaj West Hamit me rezultat 1-1.

Kjo ishte hera e katër radhazi që Djajtë e Kuq nuk fitojnë në Old Trafford në kuadër të Ligës Premier.


Një gjë e tillë nuk ishte parë që nga shkurti i vitit 1990, pra Jose Mourinho theu për të keq një rekord 36 vjeçar.

Ndeshjet tjera që Man Utd nuk arriti t’i fitojë në shtëpi janë ndaj: Arsenalit (1-1), Burnleyt (0-0) dhe Stoke Cityt (1-1).

Aktualisht Djajtë e Kuq renditen në vendin e gjashtë me 24 pikë. /Telegrafi/

lexo po astu

telegrafi sport app