Një turmë në Meksikë sulmoi spitalin duke pretenduar se coronavirusi është komplot qeveritar

Një turmë sulmoi një spital meksikan për të “shpëtuar” një pacient nga coronavirusi, duke pretenduar se pandemia globale është një gënjeshtër dhe një komplot qeveritar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, grupi prej afro 300 personash nxituan të hënën drejt spitalit në Motozintla në provincën jugore meksikane Chiapas, duke kërkuar të ekzaminojnë vetë pacientin.
“Coronavirusi është një gënjeshtër”, tha një anëtar në faqen Mercado Libre de Motozintla në Facebook.
“Nuk duhet të biem pre e kësaj”, ka shtuar ai.
Përveç kësaj turma gjithashtu kërkoi fund të bllokimit nga pandemia, duke pretenduar se virusi nuk ekziston me të vërtet sipas raportit botuar fillimisht të martën në gazetën meksikane El Universal.
Ndërkaq familjarët e pacientit, të cilët ishin pjesë e turmës, thanë se kishin frikë për sigurinë e tij. /Telegrafi/




















































