LAJMI I FUNDIT:

Një turist në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Një turist  në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Një turist që vizitoi arkipelagun norvegjez të Arktikut të Svalbard është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”.

Anëtarët e publikut paralajmëruan autoritetet lokale kur panë një burrë që po shkonte për t’iu afruar kafshës, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur, është kundër ligjit t’i afrohesh “jetës së egër” në Svalbard në një mënyrë që i shqetëson ato.


Incidenti ndodhi pranë Longyearbyen – vendbanimi më verior në botë.

Autoritetet kanë inkurajuar të gjithë që të mbajnë një distancë të mirë nga kafshët në mënyrë që të mos shqetësohen dhe të shmangin rrezikun për njerëzit. /Telegrafi/