Një truk i thjeshtë me një monedhë po qarkullon gjerësisht në internet dhe ka habitur shumë njerëz kur kanë mësuar arsyen që fshihet pas tij.

Ky truk lidhet me vendosjen e një monedhe në frigorifer, sa herë që largoheni nga shtëpia – veçanërisht i dobishëm për ata që kalojnë shumë orë jashtë gjatë ditës.


Por për çfarë shërben kjo metodë dhe pse është kaq e rëndësishme?

Ideja u shpërnda nga faqja @cookistwow dhe ka një funksion praktik që mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse ushqimet tuaja janë të sigurta për t’u konsumuar pas kthimit në shtëpi. Ja si funksionon:

Fillimisht, merrni një tas të vogël dhe mbusheni me ujë. Vendoseni në frigorifer që të ngrijë. Pasi uji të jetë kthyer në akull, vendosni një monedhë mbi sipërfaqen e tij dhe futeni përsëri në frigorifer para se të dilni nga shtëpia.

Kur të ktheheni, kontrolloni pozicionin e monedhës. Nëse ajo ka rënë poshtë në akull, kjo tregon se ka pasur një ndërprerje të energjisë elektrike gjatë mungesës tuaj. Si pasojë, ushqimet mund të jenë shkrirë dhe ngrirë sërish, duke rrezikuar të jenë prishur.

Ky truk i thjeshtë mund t’ju ndihmojë të shmangni konsumimin e ushqimeve të dëmtuara dhe të mbani nën kontroll sigurinë ushqimore në mungesë tuaj.