LAJMI I FUNDIT:

Një tren ka goditur 30 dele në afërsi të Miravcit

Një tren ka goditur 30 dele në afërsi të Miravcit
Foto: Ilustrim

Një tren mallrash ka mbytur rreth 30 dele në afërsi të Miravcit, konfirmoi Toni Angellovski, ndihmës ministri për Punë të Brendshme për marrëdhënie me publikun.

“Sot rreth orës 15:00 në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në afërsi të stacionit hekurudhor Miravci, një tren mallrash që udhëtonte në linjën Gjevgjeli-Shkup ka goditur një tufë delesh, duke vrarë rreth 30 dele, ndërsa nuk ka të lënduar”, njoftoi Angellovski.


Në vendin e ngjarjes kontroll ka kryerë ekipi nga Stacioni Policor i Gjevgjelisë./Telegrafi/