LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër risi e çuditshme nga Balenciaga – thuhet se do të lansohen shapka në formë të shishes së ujit

Një tjetër risi e çuditshme nga Balenciaga – thuhet se do të lansohen shapka në formë të shishes së ujit

Një foto e një palë shapkash krejt të reja Balenciaga që thuhet se do të zbulohen së shpejti u shfaq në mediat sociale dhe shkaktoi bujë në komente.

Balenciaga është e njohur si për cilësinë e mallrave të saj ashtu edhe për dizajnet e veta dalluese; kompania nuk pushon kurrë duke na impresionuar dhe e bëri këtë edhe një herë.


Përderisa disa modele elegante janë vetëm pjesë të rrafshuara, të tjerat janë tepër të lezetshme dhe komode, Balenciaga ka arritur të shokoj njerëzit me publikimet e tyre të fundit. Moda ka të bëjë me eksperimentimin me ide, dizajne që nga ana tjetër bëhen trende për t’u ndjekur.

Firma shfaqi disa çizme klasike femërore me stampa dhe taka me teksturë, por “shapkat e shisheve” më të fundit padyshim tërhoqën vëmendjen e njerëzve, për një sërë faktorësh.

Balenciaga hedh në treg xhaketën e shqyer me vlerë mbi 1.5 mijë euro
Lexo po ashtu Balenciaga hedh në treg xhaketën e shqyer me vlerë mbi 1.5 mijë euro

Siç mund ta shohim në postimin më poshtë, shapkat kanë evoluar në një stil të ri që ka marrë reagime negative nga shumica e komentuesve.

Këto shapka janë krijim i dizajnerit Neon Dazer dhe kushtojnë 895 euro. /Telegrafi/