LAJMI I FUNDIT:

Balenciaga hedh në treg xhaketën e shqyer me vlerë mbi 1.5 mijë euro

Balenciaga hedh në treg xhaketën e shqyer me vlerë mbi 1.5 mijë euro

Shtëpia luksoze e modës parisiene Balenciaga është e zgjedhura e shumë të famshmëve, me Justin Bieber, Beyonce dhe Adele në mesin e fansave të saj të famshëm.

Por oferta e fundit – një xhaketë e cila kushton mbi 1.5 mijë euro, e thurur dhe e mbuluar me vrima – ka çuditur shumë njerëz.


Artikulli i kaltër dhe i kuq – i cili aktualisht është shitur plotësisht në Mbretërinë e Bashkuar – është 100 për qind poliestër dhe ka vrima në gjoks, krahë, shpinë dhe fund.

Artikulli u vu re nga përdoruesi i Twitter Liam, i cili bëri shaka: “Për vetëm 1,350 paund ju mund të dukeni sikur keni humbur një luftë”.

Farfetch, e cila shet xhaketën në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan në përshkrim: “Balenciaga kurrë nuk ka pasur frikë të shtyjë kufijtë sa i përket dizajnit. Kjo xhaketë me logo të qëndisur nga marka e themeluar spanjolle ofron pamje të gjithçkaje që është veshur poshtë si rezultat i detajeve të grisura dhe skajeve të prishura”. /Telegrafi/