Ceremonia e “The Electronic Dance Music Awards” (EDMAs) është mbajtur këtë vit më 24 mars në Miami Beach.

Organizuar nga Sean “Hollywood” Hamilton i iHeartRadio, ngjarja vjetore mori vëmendje të madhe edhe kësaj radhe.


Në garë për çmim sivjet ka qenë edhe artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Dardan Aliu i njohur si DJ Regard.

337159223 1297570724439899 605959701909631367 n Foto: Screenshot/YouTube

Ai mori një çmim si “Dance Radio Artist of the Year”, ku ishte në nominim me emra të mëdhenj si: Tiesto, Joel Corry, David Guetta, Armin van Buuren dhe Anabel Englund.

Artisti nga Ferizaj tashmë ka dëshmuar sukseset e tij nëpër botë duke u bërë një emër jashtëzakonisht i pëlqyer.

337284873 760535518793144 1121227454021543716 n Foto: Screenshot/YouTube

Veç kësaj, ai ka qenë i përfshirë edhe në ceremoni të tjera prestigjioze si: “Brit Awards”, “Billboard Music Awards” si dhe “iHeart Radio Music Awards”.

Regard ka sjell deri më tani edhe shumë këngë e bashkëpunime që kanë marrë miliona klikime në YouTube, e janë dëgjuar pafund edhe në platformat e tjera muzikore. /Telegrafi/