LAJMI I FUNDIT:

Një skicë e Rubensit shitet për 8,2 milionë dollarë

Një skicë e Rubensit shitet për 8,2 milionë dollarë

Një skicë e mjeshtrit flaman, Peter Paul Rubens, u shti për 8,2 milionë dollarë në Nju-Jork, gjatë një ankandi shumë të përfolur.

Ky vizatim përfaqëson një djalë të ri me duart e ngritura lartë dhe shërbente për përgatitjen e pikturës triptike “L’Erection de la croix” (rreth vitit 1610), që u ble në vitin 1838 nga princi Guillaume d’Orange, që do të bëhej mbreti i Holandës nën emrin Guillaume II.


Por, shitja e kësaj pikture ka ngritur shumë kritika, pasi sipas tyre, princesha Cristina, që zotëronte skicën, duhej t’ia kishte propozuar për blerje fillimisht muzeve holandeze para se ta shiste në ankand jashtë vendit. Bëhet fjalë për një detyrë morale sipas muzeve, që vlerësojnë se Rubensi bën pjesë në trashëgimin kulturore holandeze. /ata/