LAJMI I FUNDIT:

Një shtetas polak sulmon fizikisht dy policë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Një shtetas polak sulmon fizikisht dy policë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
Foto: Arkiv

Një shtetas polak ka sulmuar fizikisht dy policë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Policia njofton se i dyshuari kishte shkaktuar probleme edhe me pasagjerë, transmton Telegrafi.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas polak, pasi që i njëjti ka shkaktuar probleme me pasagjerët ndërkohë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/