Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është kapur duke vozitur në drejtim të kundërt në autostradën Beograd-Nish

Pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë Rrugore të Serbisë mbrëmë kanë kapur një shtetas maqedonas i cili po lëvizte në drejtim të kundërt në afërsi të Grockës në autostradën Beograd-Nish. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit është ngritur kallëzim për kundërvajtje.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka shpërndarë një video të arrestimit të shoferit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Bëhet me dije se automjeti “Volkswagen Golf” drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut (49). /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/11/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































