Ka filluar edhe në mënyrë solemne Kampionati Botëror, Rusia 2018.

Në një koreografi spektakolare në Luzhniki Stadium të Moskës ka filluar gara më e madhe sportive.


GettyImages 974263348 Foto: Getty Images

Në fushë për ceremoninë hapëse u improvizua një top i madh me imazhe të karakteristikave vendase ruse që u realizuan nga qindra valltarë në një koreografi fantastike.

Në fushë gjatë ceremonisë hapëse për të filluar solemnisht Botërorin qëndroi edhe Luiz Nazario Da Lima Ronaldo apo "Fenomeni".

russia 2 Pamjet jashtë stadiumit Luzhniki, Foto: Twitter

Në stadium janë të pranishëm 81 mijë shikues dhe shumë të tjerë jashtë impiantit Luzhniki Stadium që po e shijojnë fillimin e mrekullueshëm të Botërorit.

Ndeshja hapëse është nga ora 17:00 ku Rusia luan përballë Arabisë Saudite.

/Telegrafi/

telegrafi sport app