LAJMI I FUNDIT:

​“Një shekull gjenocid mbi shqiptarët”, mbi 280 mijë shqiptarë të dëbuar deri në fund të vitit 1914

​“Një shekull gjenocid mbi shqiptarët”, mbi 280 mijë shqiptarë të dëbuar deri në fund të vitit 1914

Dëbimi i shqiptarëve nga Kosova, Sanxhaku dhe Maqedonia ka filluar në Luftën e Parë Ballkanike, ku sipas dokumenteve të diplomacisë serbe 281 mijë e 747 shqiptarë janë dëbuar deri në fund të vitit 1914, duke mos llogaritur fëmijë nën moshën 6-vjeç.

Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Qendra për Hulumtime Politike “Alternativa” sot me temën “Një shekull gjenocid mbi shqiptarët”.


Gjatë kësaj konference personalitete të ndryshme kanë folur mbi dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, marrëdhëniet shqiptaro-greke, politikat e njohjes së gjenocidit si dhe për auto gjenocidin.

Bujar Dugolli, dekan i Fakultetit Filozofik, tregoi për dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve nga Kosova gjatë shekullit të 20-të, ndërsa theksoi se sipas dokumenteve të diplomacisë serbe, 281 mijë e 747 shqiptarë janë dëbuar deri në fund të vitit 1914.

“Nga dëbimi i shqiptarëve nga Kosova, Sanxhaku dhe Maqedonia ka filluar në Luftën e Parë Ballkanike, sipas dokumenteve të vetë diplomacisë serbe 281 mijë e 747 njerëz janë dëbuar deri në fund të vitit 1914, duke mos llogaritur fëmijë nën moshën 6-vjeçare, të cilët nuk i numëronin. Në pronat e shqiptarëve të dëbuar, qeveria serbe kishte vendosur 20 mijë familje serbe, ndërsa Qeveria e Malit të Zi e kishte planifikuar t’i vendoste pesë mijë familje, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit”, tha ai.

Profesori Arben Hoxha, në këtë konferencë ka folur rreth Ontologjisë së krimit gjenocidal, ku theksojë dy tipologji në të cilën marrëdhënia shqiptaro-greke klasifikohet.

“Në një prerë historike ontologjia marrëdhënieve shqiptaro-greke mund të klasifikohet në dy tipologji, tipologjia e marrëdhënies së ndërtuar mbi parimin e trikotomisë e cila fillon nga shekulli 15 deri në gjysmën e parë të shekullit 19. Tipologjia e dytë e marrëdhënies së ndërtuar mbi parimin e dualitetit, e cila fillon me traktatit e Shën Stefanit dhe me Kongresin e Berlinit për të kodifikuar juridikisht në Konferencën e Londrës. Parimi i dikotomisë si kategori ontologjike në marrëdhëniet shqiptaro-greke, shënon unitetin e aspekteve të kundërta të gjeopolitike, greko-shqiptare, përball një substance tjetër Perandorisë Osmane, nga e dyta konceptohet si primitive, ndërsa e dyta veten e koncepton si qytetërues. Për kundër kësaj, parimi i dualitetit në marrëdhëniet shqiptaro-greke shënon ekzistencën e dy substancave të pavarura që janë në një raport mohim të njëra ndër tjetrës. Në këtë rast të mohimit të qenies shqiptare nga ajo greke, parimi i dikotomisë në marrëdhënie shqiptaro-greke do ta konfirmojë dallimin etnik si kategori e kundërthënies në strukturën e marrëdhënies, por që kundrejt pushtimit osman që nga shekulli i 15-të e deri në gjysmën e parë të shekullit 19, vetë dallimi etnik nuk do të degradojë në konceptin e varësisë e as të mohimit të ekzistencës se njërit nga ana tjetër”, ka thënë Hoxha.

Profesori dhe studiuesi nga Tirana Enis Sulstarova, ka folur mbi temën politikat e njohjes së gjenocidit.

“Kur Kosova ka shënuar subjektin e pavarur, po kërkon të fitojë kohën e humbur dhe po e përdor termin gjenocid në marrëdhëniet e saj me Serbinë, pra gjoja se Kosova kërkon që Serbia t’i bëjë këtij gjenocidi të paktën atij më të vonë të viteve ’98-99, sërish në vëmë re në një ndrojtje nga Shqipëria për t’iu bashkuar kësaj nisme. Kujtojmë para një viti kur Vuçiq shpalli idenë meqenëse Kosova nuk bën… Atëherë akuza ndaj Serbisë mund të ngrihet nga Shqipëria. Menjëherë kryeministri i Shqipërisë e cilësoi këtë frikë duke thënë që gjenocidi është një fjalë shumë e mirë e përkufizuar në arkitekturën juridike të njerëzimit dhe mendoj që do të ishte një iniciativë që do të sillte rezultate që do të ndihmonte paqen dhe bashkëpunimin”, tha ai.

Ndërsa profesori Nexhmedin Spahiu foli paktin e qeverisë së atëhershme shqiptare dhe komunistëve.

“Shqiptarët kishin pasur bashkëpunime me të gjithë kundër të gjithëve, kishte bashkëpunim mes ballistëve dhe komunistëve, mes komunistëve dhe zogistëve, mes Qeverisë dhe ballistëve, mes qeverisë dhe zogistëve dhe në fund ajo që duket më e pabesueshmja bashkëpunimi mes italianëve dhe komunistëve dhe gjermanëve dhe komunistëve. Por, pakti mes Qeverisë dhe komunistëve, kur komunistët kishin filluar serinë e atentateve, Qeveria ekzekutoi disa komunistë si vërejtje dhe rrjedhimisht ministri i brendshëm (Kolë Bibë) Mirakaj, kishte bërë pakt mes komunistëve për ndarjen e atentateve, të cilën komunistët e kishin respektuar derisa kishte qenë në këtë pozitë Mirakaj. Në pozitën që erdhi pas Mirakaj flitet se si politikanët e Shqipërisë të vitit 1913 nuk i kuptonin problemet e Kosovës dhe rrezikun serb”, tha ai.

Konferenca është mbajtur në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë./KP

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori