LAJMI I FUNDIT:

Një i sapodalë nga burgu “bën kërdinë” në Tropojë – ka edhe viktima!

Një i sapodalë nga burgu “bën kërdinë” në Tropojë – ka edhe viktima!

Një konflikt i armatosur mes disa personave i ka kushtuar jetën një djali të ri në Tropojë. Krimi ka ndodhur mesnatën e kaluar në fshatin Cërnicë.

Në lokalin e fshatit janë konfliktuar disa persona, ku si pasojë e konfliktit Henerik Niklekaj, banues në fshatin Cërnicë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatiku, drejt personave me të cilët është konfliktuar.


Për pasojë ka mbetur i vrarë 25-vjeçari Ardit Mrishaj dhe i plagosur Florian Qehaja, 29 vjeç, banues në fshatin Cërnicë, përcjell Opinion.al.

Aktualisht po punohet për kapjen e autorit të dyshuar si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

I dyshuari si autor i kësaj ngjarje kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu.