LAJMI I FUNDIT:

Një rrëfim për veprën dhe jetën e mjeshtrit të penelit, Simon Rrota

Një rrëfim për veprën dhe jetën e mjeshtrit të penelit, Simon Rrota

Edhe pse një nga piktorët më të njohur shqiptarë, për figurën e tij është folur pak në historinë e artit tonë. Por, për Simon Rrotën ka shumë për të zbuluar.

I konsideruar shpesh si piktori i fundit i Rilindjes, ai ishte në fakt një artist që nuk mund të kornizohet brenda një përcaktimi të tillë.

Jeta e tij është një udhëtim unik në periudha të ndryshme, që nga monarkia deri në komunizëm, ndërkohë që krijimtaria e tij i përket periudhës para vitit 1944.

Për të zbuluar më tepër për figurën e Simon Rrotës, flet studiuesja Suzana Varvarica Kuka që ka studiuar për vite me radhë veprën dhe jetën e artistit. /TemA TV/