Një re e madhe misteriore zhyti në errësirë qytetin e Stambollit, dita u bë natë brenda pak sekondave

Qyteti i Stambollit në Turqi u zhyt në errësirë në pikë të ditës kur një re e zezë e përfshiu qiellin, fenomeni raportohet se ndodhi në fillim të javës.
Videoja, e cila është shpërndarë në rrjetet sociale ka mbledhur qindra mijëra shikime, tregon kryeqytetin turk që u kthye në errësirë derisa një re e rrëmujshme zbarkoi nëpër qytet të martën, transmeton Telegrafi.
“Një re 7 kilometra e trashë kaloi mbi Stamboll. Ndërkohë, dielli u zhduk për 5 minuta dhe dita u kthye në natë. Disa njerëz thanë se ishte apokalipsi”, shkroi në Twitter forumi meteorlogjik turk Hava Forum duke shpërndarë videon.
Ky fenomen u përshkrua si një dukuri natyrore.
Nga
Telegrafi
21/04/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































