LAJMI I FUNDIT:

Një qytet në Kolorado nuk po mundet të gjejë punëtorë – edhe pse në një rast ofruan një pagë prej 167,000 dollarë

Një qytet në Kolorado nuk po mundet të gjejë punëtorë – edhe pse në një rast ofruan një pagë prej 167,000 dollarë

Ndërsa shumë komunitete rurale përpiqen të përballen me një rritje të çmimeve të apartamenteve, me sa duket është bërë aq keq në një qytet të Kolorados sa një pagë prej 167,000 dollarësh nuk mjafton për të zgjidhur problemin.

Një raport i fundit nga NBC News detajon se si edhe personat me të ardhura të larta në Steamboat Springs, Kolorado, nuk mund të përballojnë të jetojnë atje dhe kjo po ndikon në qeverinë e qytetit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Kështu, menaxheri i qytetit Gary Suiter ka thënë se qyteti nuk ka qenë në gjendje të punësojë një shef të burimeve njerëzore, me dy kandidatë që e refuzuan punën sepse nuk mund të gjenin strehim të përballueshëm, pavarësisht nga perspektiva për një pagë “me gjashtë shifra”.

Steamboat Springs, i vendosur në veriperëndim të Kolorados, rreth tri orë larg Denverit, është ndër shumë qytete të vogla që po përballet me kostot e banesave në rritje, të nxitura nga rritja e punës në distancë që tërheq njerëz nga qytetet, si dhe nga rritja e çmimeve të qirave afatshkurtra.

Dhe nuk janë vetëm punonjësit e bashkisë që ndikohen.

Edhe mjekët po “i refuzojnë” ofertat, me spitalin lokal në pamundësi për të plotësuar disa pozicione.

Madje një vendpushim skish po vendos gjithashtu punonjësit e tij në një hotel, raportoi NBC, sepse disa punonjës nuk mund të përballojnë qiratë në apartamente.

“Dikur shtëpitë ishin për punonjësit dhe hotelet për mysafirët. Tani shtëpitë janë për mysafirët dhe hotelet për strehimin e punonjësve”, i tha gazetës Loryn Duke, drejtore e komunikimit në resortin e skive në Steamboat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori