Një kompani e mbështetur nga Oaktree Capital, Pure Data Centres, njoftoi të hënën se planifikon të investojë deri në 1 miliard euro në ndërtimin e një kampusi të madh të qendrave të të dhënave në Amsterdam.

Dhe bëhet fjalë për një nga investimet më të mëdha “hyperscale” të këtij viti në Evropë.


Kampusi do të jepet me qira nga një klient i vetëm “hyperscaler”, sipas kompanisë.

“Hyperscalerët”, si Amazon, Meta, Google dhe Microsoft, po garojnë për të zgjeruar infrastrukturën e inteligjencës artificiale, me shpenzime që pritet të arrijnë qindra miliarda dollarë në vitin 2025.

Edhe pse këtë vit janë shpallur shumë projekte të qendrave të të dhënave në Evropë, është më e rrallë që një projekt të ketë tashmë një kontratë qiraje të siguruar.

Ndërtimi i kampusit në Amsterdam pritet të nisë në janar 2026. Dorëzimi do të bëhet në faza, duke filluar nga viti 2028. /Telegrafi/