LAJMI I FUNDIT:

Një qendër e bowling në Florida ‘punëson’ robotë për shërbim të klientëve

Një qendër e bowling në Florida ‘punëson’ robotë për shërbim të klientëve

Robotët “kanë” marr në kontroll një qendër të bowlingut në Clearwater të Floridas, të paktën zonën e ushqimit të qendrës së “Bowling Maples Lanes Countryside”.

Roboti Bella po merr vëmendjen e vizitorëve të cilët ajo i shërben në mënyrë kreative. Bella është një robot shërbyes, i cili është dizajnuar për shërbim të ushqimit për vizitorët e qendrës dhe për t’u kënduar atyre.

“Sapo e kemi marrë Bellan. Ajo është fantastike. Është një robot që shërben ushqimin dhe që gjithashtu u jap vizitorëve një eksperiencë të mirë përderisa ata e vizitojnë këtë qendër, të cilëve edhe u a uron ditëlindjen duke kënduar. Thjesht ajo është fantastike”, tha për Fox 13 Megan Briody, menaxhere kryesore e kësaj qendre bowlingu, transmeton Telegrafi.

Fëmijët janë ata të cilëve veçanërisht u pëlqen ndërveprimi me BellaBot, teksa prindërit e tyre shiheshin duke i nxjerrë telefonat për të bërë fotografi dhe video.

“Më pëlqen roboti për shkak se tani punëtorëve nuk u nevojitet që të shërbejnë picat”, tha Bailee Estep, një fëmijë të cilit i pëlqen ndërveprimi me BellaBot-in. /Telegrafi/

Watch the latest video at foxbusiness.com

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Mr.Beast publikoi videon e shumëpritur për të cilën tha se do të ndryshojë rrjedhën në YouTube

Mr.Beast publikoi videon e shumëpritur për të cilën tha se do të ndryshojë rrjedhën në YouTube

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
PC tableta nga Acer

PC tableta nga Acer

Teknologji
Kalo në kategori