LAJMI I FUNDIT:

Një punonjëse laboratori në Tajvan është prekur nga COVID-19 pasi është kafshuar nga një mi i infektuar

Një punonjëse laboratori në Tajvan është prekur nga COVID-19 pasi është kafshuar nga një mi i infektuar

Një punonjëse laboratori në Tajvan është infektuar me COVID-19 pasi është kafshuar nga një mi i infektuar, sipas raporteve.

Zyrtarët shëndetësorë të Tajvanit janë ende për të vërtetuar pretendimin nëse ajo u prek nga virusi si rezultat i drejtpërdrejtë i pickimit të brejtësve, raportoi The Guardian, përcjell Telegrafi.


Tajvani nuk ka parë asnjë transmetim në komunitet të COVID-19 për më shumë se një muaj.

“Ne besojmë se mundësia e infeksionit nga vendi i punës është më e lartë sepse kemi zero infeksione të konfirmuara në komunitet”, tha ministri i shëndetësisë, Chen Shih-chung, për The Guardian.

Si pjesë e eksperimenteve në Academia Sinica, instituti kryesor kërkimor i Tajvanit në Taipei, brejtësi u infektua me virusin.

Pasi u pickua dy herë nga një mi i infektuar, gruaja e vaksinuar dy herë rezultoi pozitive për variantin Delta të COVID-19 të enjten.

Dhe pavarësisht se u ndje e sëmurë, gruaja udhëtoi me trena dhe autobusë, shkoi në pazar dhe darkoi për disa ditë përpara se të dilte pozitive.

Ky rast ka rikthyer spekulimet se pandemia mund të ishte shkaktuar nga një aksident laboratori në Institutin e Virologjisë Wuhan (WIV) në Kinë, një teori që Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare thotë se është një shpjegim i besueshëm për shpërthimin e pandemisë. /Telegrafi/