Një psikolog sqaron se si filloi të tensionohej situata mes Argjentinës dhe Holandës dhe vazhdoi edhe në tunel

Një analizë magjepsëse është publikuar në Twitter nga një psikolog futbolli që shpjegon pse penalltitë e çerekfinales së Kampionatit Botëror mes Argjentinës dhe Holandës u kthyen kaq armiqësore.
Natyrisht, me tensionet që ishin kaq të larta, momentet vendimtare të barazimit do të ishin gjithmonë intensive.
Megjithatë, pamja e Argjentinës që tallte kundërshtarin e saj pas fitores 4-3 nga penalltitë, tregoi nivelin e ndjenjës së vërtetë të keqe midis dy kampeve.
Pamjet u shfaqën të shtunën në mëngjes të lojtarëve të Holandës duke u përpjekur të shqetësojnë Argjentinën sa herë që dilnin për të gjuajtur nga pika e bardhë.
Tani, psikologu i njohur Geir Jordet ka analizuar lëvizjet e lojtarëve të ndryshëm gjatë gjuajtjes së penalltive për të përcaktuar saktësisht se çfarë e shkaktoi gjithë keqdashjen e shfaqur në stadiumin “Lusail Iconic”.
“Ajo që përfundimisht i vuri flakën gjërat në gjuajtjen e penalltive ishte lufta rreth penalltive para goditjes së fundit të Argjentinës. Ndërsa Lautaro Martinez filloi të ecte nga mesi i rrethit, ai u shoqërua dhe u ngacmua nga disa lojtarë holandezë, Denzel Dumfries në dukje më aktivi”, ka thënë ai.
However, tension was building from the beginning in the shootout. The transition when the ball is handed over to the penalty taker provide goalkeepers ample opportunity to engage with the opponent, disturb & show him disrespect. Noppert started very subtly with Messi. 3/ pic.twitter.com/hE5LtFchcB
— Geir Jordet (@GeirJordet) December 10, 2022
Mbrojtësi i krahut holandez u përjashtua më vonë me karton të kuq, pasi u ndesh me një nga pjestarët e stafit argjentinas.
Megjithatë, siç thekson Jordet, lojërat e mendjes kishin filluar shumë përpara kësaj pike.
“Tensioni po rritej që në fillim të penalltive. Tranzicioni kur topi i dorëzohet ekzekutuesit të penalltive u ofron portierëve mundësi të mjaftueshme për t’u përfshirë me kundërshtarin, për ta shqetësuar dhe për t’i treguar atij mungesë respekti. Noppert filloi i pari, duke acaruar Messin”, shtoi ai.
Most goalkeepers make a save, produce a small gesture and quietly walk away. Martinez is not like other goalkeepers. He has a wide repertoire of penalty save celebrations. Here’s the save from Berghuis and his instantaneous celebration. 5/ pic.twitter.com/bUdveSpwcl
— Geir Jordet (@GeirJordet) December 10, 2022
“Emi Martinez e përshkallëzoi këtë pak kur ia dorëzoi topin Berghuisit. Në dukje i pafajshëm, por ai godet në pikën e ëmbël mes të qenit i gëzuar, por me të vërtetë një bandit. Kjo i jep gjuajtësit një tjetër gjë për të menduar për goditjen para: Berghuis buzëqeshi pas vrapimit dhe humbi”.
“Shumica e portierëve bëjnë një pritje, bëjnë një gjest të vogël dhe largohen në heshtje. Martinez nuk është si portierët e tjerë. Ai ka një repertor të gjerë të festimeve të penalltive. Këtu është shpëtimi nga Berghuis dhe festimi i tij i menjëhershëm”.
“Ka rrezik për të marrë kartonë të verdhë gjatë përfshirjes në këto sjellje. Kështu, kur gjyqtari u largua për një moment, Martinez pa shansin e tij për të larguar topin. Ëeghorst kishte nevojë për ndihmë për ta marrë atë. Jo një punë e madhe, por e mjaftueshme për të shqetësuar dhe mërzitur”.
Things naturally got more heated as the shootout proceeded. After Weghorst’s goal, a small fight erupted with Martinez over the ball. Dumfries also wanted a word and was on his way over to take part. 7/ pic.twitter.com/MY2TlffWMz
— Geir Jordet (@GeirJordet) December 10, 2022
“Gjërat natyrisht u nxehën më shumë ndërsa shkëmbimi i zjarrit vazhdoi. Pas golit të Weghorst, një sherr i vogël shpërtheu me Martinezin për topin. Dumfries gjithashtu donte një kacafytje dhe ishte duke shkuar për ta bërë atë”.
Jordet vazhdon më tej duke thënë: “Si mund t’i parandaloni këto shkëmbime armiqësore të portierëve kundërshtarë? Një mënyrë është që portieri juaj t’ia dorëzojë topin lojtarit të ardhshëm që gjuan penalltinë. Noppert e kuptoi këtë dhe këtu ia jep topin De Jongut. Megjithatë, shumë vonë për ekipin holandez”.
“Goditja e fundit në penallti solli përballjen përfundimtare. Lautaro Martinez, i cili sapo u përndjek nga Dumfries në rrugën e tij nga mesi i fushës, merr një puthje antagoniste të fundit nga Noppert, përpara se ai në fund të shënojë për të vulosur fitoren për Argjentinën”, ka analizuar më tej psikologu.
The final kick in the penalty shootout brought the final confrontation. Lautaro Martinez, having just been hounded by Dumfries on his way from the mid circle, gets a final antagonistic kiss by Noppert (and hits back), before he ultimately scores to seal the win for Argentina. 9/ pic.twitter.com/PrwIwKu6pa
— Geir Jordet (@GeirJordet) December 10, 2022
Ajo që pasoi më pas mund të përshkruhet vetëm si masakër. Përplasjet u zhvilluan midis anëtarëve të ndryshëm të të dy kampeve në vijën e fushës – madje vazhduan në tunel pasi skuadrat ishin larguar nga fusha.
Në ndeshjet e mëdha, gjërat e vogla mund të bëjnë ndryshimin. Kështu u dëshmua me këtë rast, të paktën në këndvështrimin e Jordet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë