IziSurvey.com i krijuar nga Ridvan Peshkopia, Mërgim Cahani, Alejtin Berisha dhe Edi Demaj u lansua të mërkurën në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK) para më shumë se 70 të pranishmëve. Themeluesit e iziSurvey.com demonstruan sesi në mënyrë të thjeshtë, përmes kësaj platforme, mund të dizajnohen dhe realizohen lloje të ndryshme të sondazheve. IziSurvey është pjesë e inkubatorit të ICK-së.
Platforma softuerike inovative iziSurvey.com që ofron mundësinë për të krijuar lehtësisht sondazhe të porositura me karakteristika të fuqishme dhe që në mënyrë drastike zvogëlon harxhimet e mbledhjes së të dhënave dhe minimizon gabimet njerëzore, u lansua të mërkurën në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK).
Themeluesit e iziSurvey janë ligjëruesit Ridvan Peshkopia dhe Mërgim Cahani, që u takuan ndërsa po jepnin mësim në Kolegjin Universum në Kosovë, të cilët idenë e realizuan në partneritet me Alejtin Berishën CEO i Kolegjit Universum dhe Edi Demajn ndërmarrës dhe drejtues biznesi nga Detroiti i Miçigenit – Shtetet e Bashkuara. IziSurvey është pjesë e inkubatorit të ICK-së.
“Ne kemi dashur, që për nevojat tona të brendshme, të zhvillojmë një platformë e cila i zgjidhë problemet dhe që është e lehtë për tu përdorur, ku janë të inkorporuara disa veçori që nuk i kemi gjetur askund tjetër. Softueri është zhvilluar nga Phronesis Technologies një kompani drejtuese në fushën e zhvillimit të softuerit. Mirëpo pas verzionit të parë kemi vërejtur potencialin për komercializim”, tha Mërgim Cahani CEO i iziSurvey.com gjatë lansimit të platformës.
Cahani shtoi se “reagimet e ardhura nga disa kompani dhe universitete drejtuese, që e kanë përdorur platformën, kanë qenë thjeshtë të mrekullueshme”. Kjo platformë, sipas tij, deri tani ka mbledhur mbi gjysmë milioni përgjigje të sondazheve të ndryshme.
Safet Rama menaxher i inkubatorit të ICK-së gjatë lansimit të iziSurvey tha se "kjo platformë është softuer i dobishëm që ofron mundësi të mëdha për të depërtuar në tregun ndërkombëtar të sondazheve".
IziSurvey.com është një mjet që i shërben hulumtuesve nga disciplina të ndryshme akademike, si dhe kompanive të mëdha dhe të vogla të përfshira në hulumtime dhe mbledhjen e të dhënave. Mbledhja e të dhënave realizohet përmes pajisjeve mobile duke funksionuar pavarësisht nga lidhja me internet, mund të punoj në rrjet dhe jashtë rrjetit, ndërsa menaxhimi i sondazheve, krijimi i sondazheve, raportimi në detaje dhe eksportimi i tyre bëhet përmes portalit iziSurvey.com. Përdoruesit përmes iziSurvey.com mund ta realizojnë sondazhin e tyre duke përdorur disa lloje të pyetjeve.
Përdoruesi e dizajnon dhe harton sondazhin përmes mjetit të menaxhimit të sondazhit që ndodhet në iziSurvey.com dhe pastaj e shkarkon sondazhin në pajisjen/pajisjet e tij që e/i përdor për të kryer sondazhin. Përdoruesit më pas mund ti ngarkojnë informatat nga mjeti i punës në uebfaqe, si dhe ti eksportojnë në formatin Microsoft Excel. Kjo platformë aktualisht punon në sistemin Android dhe pritet që në muajt e ardhshëm të funksionojë edhe në iPhone, iPad, Windows dhe në internet.
Si shtesë ndaj veçorive të përbashkëta të platformave standarde të sondazheve iziSurvey.com ofron edhe teknologjinë unike të thirrjes së numrave të rastit (RRD) për sondazhet përmes celularëve, si dhe përmes kufjeve e bën të mundur më të lehtë plotësimin e pyetësorit nga e njëjta pajisje prej nga është duke thirrur intervistuesi. IziSurvey ofron një rënditje të opsioneve të përgjigjeve për çdo pyetje në pyetësor të riorganizuara rastësisht. IziSurvey gjithashtu mbështet pyetje të kushtëzuara që janë tejet të avancuara.
Kjo platformë aktualisht punon në sistemin Android dhe pritet që në muajt e ardhshëm të funksionojë edhe në iPhone, iPad, Windows dhe në internet.
IziSurvey është i regjistruar në Detriot , Miçigan (ShBA) ku kompania poashtu ka pranuar një financim nga kjo zonë, derisa pjesa e ekipit inxhinierik vazhdon të funksionoj në Kosovë. Për më shumë informata vizitoni uebfaqen e iziSurvey www.izisurvey.com
Athene Prosjektledelse, Norvegji dhe Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, janë themeluesit e ICK-së, ndërsa Crimson Capital LLC Kosovë, është partneri kryesor bashkëpunues. ICK financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Sa para, aq muzikë në YouTube
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa