LAJMI I FUNDIT:

Një pjesë e Prishtinës pa rrymë

Një pjesë e Prishtinës pa rrymë

KEDS-i ka njoftuar se nga ora 12:00 për shkak të rënies nga puna të nënstacionit të KOSTT-it, Prishtina I 110 kV, pjesa qendrore e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike.

“Po bëjmë maksimumin që t’i furnizojmë konsumatorët nga linjat alternative. Por, mbi 30 mijë konsumatorë, që përfshinë më tepër se 100 mijë qytetarë është e pamundur të kyçen. Nuk dihen ende shkaktarët e kësaj rënie. Për informata më të hollësishme rreth kësaj ndodhie dhe rikthimin në punë ju lutem drejtojuni KOSTT-it”, thuhet në njoftimin e KEDS-it. /Telegrafi/