LAJMI I FUNDIT:

Një pjesë e Prishtinës dhe Graçanicës gjatë të dielës mbesin pa ujë të pijshëm

Një pjesë e Prishtinës dhe Graçanicës gjatë të dielës mbesin pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se gjatë të dielës do të realizohen punime teknike në gypin magjistral të çelikut Fi600mm në Badoc.

Sipas KRU-së, duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin një pjesë e Prishtinës dhe Graçanicës.


“Duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin Graçanica me fshatra, Hajvalia, Veterniku, Mati 1 dhe Bregu i Diellit. Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vjen i turbullt, deri në shpëlarjen e linjës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/