LAJMI I FUNDIT:

Një person vodhi një pistoletë e disa fishekë në një veturë në Ferizaj, dërgohet në mbajtje

Një person vodhi një pistoletë e disa fishekë në një veturë në Ferizaj, dërgohet në mbajtje
Foto: Ilustrim

Disa persona kishin vjedhur një armë zjarri, 21 fishekë dhe gjësende të tjera në një veturë të parkuar në rrugën “Ilir Konushevci”, në Ferizaj.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se nën autorizim të prokurorit të shtetit hetuesit policor kanë nisur hetimet dhe pas një pune intensive në terren, shikimit të kamerave të sigurisë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin 20 vjeçar më inicialet E.P.

“Më datën 24.12.2024 rreth orës 01:45 është raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë nga vetura në rrugën “Ilir Konushevci”  në Ferizaj.


Policët e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit të Ferizajt kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se një qytetar kishte parkuar veturën e tij Mercedes dhe personi/persona të panjohur kishin vjedhur nga vetura një armë zjarri (pistoletë), 21 fishekë dhe gjësende tjera.

Nën autorizim të prokurorit të shtetit hetuesit policor kanë nisur hetimet dhe pas një pune intensive në terren, shikimit të kamerave të sigurisë kanë arritur të identifikojnë, e më pas me datën 26.12.2024 rreth orës 19:00 e kanë arrestuar të dyshuarin E. P. ( M/K) i moshës 20 vjeçar, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë ne Ferizaj, ndërsa në banesën e tij janë gjetur fishekët dhe disa gjëra që i përkasin viktimës”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari E.P është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i cili dyshohet edhe për disa vepra tjera dhe me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori