Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një granate dore në Zubin Potok.

Rastin e ka konfirmuar Petrit Fejza, shef i operacioneve të policisë në veri.


“Rreth orës 16:45 kemi pranuar një informacion se një person dyshohet të ketë vdekur si pasojë e një shpërthimi. Kemi shkuar në vendin e ngjarjes, ku brenda një shtëpie e kemi gjetur një person të vdekur, sipas të gjitha gjasave nga shpërthimi i granatës së dorës”, ka thënë Fejza.

Në vendngjarje janë njësitë relevante të cilat po hetojnë rastin.

Ai shtoi se rasti konsiderohet hetim mbi vdekjen dhe se me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion./Telegrafi/