Një person sulmohet natën pranë Liqenit të Përlepnices

Më datën 09.08.2025, rreth orës 02:30 pas mesnate, Policia ka marrë informacion se pranë Liqenit të fshatit Përlepnicë, një person mashkull kosovar dyshohet të jetë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur deri më tani.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se personat e dyshuar për sulm deri tani janë të panjohur.
"Më datën 09.08.2025 rreth orës 02:30 pas mesnate kemi pranuar informacion se tek Liqeni i fshatit Përlepnices një person mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona deri më tani të panjohur. I lënduari fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë", tha ai.
Hashani shtoi tutje se Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti në koordinim me Prokurorin e Shtetit./Telegrafi/
















































