Një person lëndohet në vendin e punës në Varosh të Ferizajt, rasti po hetohet

Një person ka pësuar lëndime trupore deri sa ishte duke punuar.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:20 në fshatin Varosh të Ferizajt.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me rastin janë duke u marrë njësitë përkatëse.
“Fsh. Varosh, Ferizaj 06.11.2025 – 12:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore deri sa ishte duke punuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me rast janë duke u marrë njësitë përkatëse”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































