Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Ferizaj - Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.


"Sot rreth orës 06:40kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit është lënduar një person", tha Ahmeti.

Tutje, ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/