LAJMI I FUNDIT:

​Një person goditet me “plumb qorr”, një tjetër humb dorën nga mjetet piroteknike

​Një person goditet me “plumb qorr”, një tjetër humb dorën nga mjetet piroteknike
Foto: Arkiv

Dhjetë persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente si pasojë e lëndimeve me mjete prioteknike dhe nga “plumbat qorr”.

Kështu ka bërë të ditur mjekut kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, Adem Jaha, i cili ka thënë se një pacient është sjell në gjendje të rëndë pas goditjes nga plumbi i ashtuquajtur “qorr”.


Ndërsa, një tjetër është sjell me dorë të amputuar si pasojë e përdorimit të mjeteve prioteknikem raporton KP.

“Para gjysmë ore një pacient me një plumb qorr i plagosur në regjionin torakal, para një ore një pacient me lëndime me mjete piroteknike amputim i dorës dhe është në sallë operative. Diku deri më tani 10 pacientë kanë kërkuar ndihmë me lëndime nga mjetet piroteknike, lëndime të lehta. Këto janë deri më tash. Gjendja është stabile për të gjithë të tjerët me përjashtim të atij pacientit që është me plumb qorr dhe që tash pret për diagnostikim të mëtutjeshëm”, tha ai.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së Valbon Krasniqi, ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë në shtëpitë e tyre dhe të kenë kujdes të shtuar.

“Fatmirësisht ne mësuam nga ekipet kujdestare që numri i të lënduarve këtë vit është më i vogël krahasuar me vitet e mëhershme. Megjithatë ne do të dëshironim që fare të mos ketë lëndime të tilla. Prandaj, edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Kosovës urime viti ir i, por festoni dhe vazhdoni të qëndroni në familjet tuaja”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori