Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar, kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.


Sipas tij, ai ka qenë duke u mbajtur në ndalim për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

“Rreth orës 03:40 një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje në dhomat e ndalimit në stacionin policor në Suharekë. I njëjti ka qenë i ndaluar për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë në familje ndaj vajzës së tij", tha Kryeziu.

Tutje ai tha se personi ka qenë i njohur për organet e ndjekjes për vepra të ndryshme penale, por edhe për dhunë në familje.

“Rasti është duke u hetuar si hetim i vdekjes. I njëjti është i njohur për organet e rendit dhe llojin e veprës penale për të cilën dyshohej dhe të tjera”, ka thënë Kryeziu. /Telegrafi/