LAJMI I FUNDIT:

NJË PALË KËPUCKA TË KUQE

NJË PALË KËPUCKA TË KUQE

Poezi nga: Joyce Lussu
Përkthue: Maksim Rakipaj

Janë ca këpucka të kuqe
numur njëzet e katër
gati të reja:
nga brenda ende dallohet qartë
marka e fabrikës
janë një palë këpucka të kuqe
mbi një grumbull me këpucë fëmijësh
në Buchenwald
pak më tej janë ca kaçurrela të verdha,
ca xhufka flokësh të zij dhe gështenjë
në Buchenwald
duheshin për të bërë batanije për ushtarët
asgjë nuk çohej dëm
fëmijët i xhvishnin dhe i qethnin
para se t’i rrasnin në dhomat e gazit
janë një palë këpucka të kuqe për t’ì mbathur të dielave
në Buchenwald
qenë të një fëmije tre vjeç e gjysëm
kushedi ç’ngjyrë i pati sytë
të djegur në furrë
por të qarat e tij mund t’i marrim me mend
dihet si qajnë fëmijët
edhe këmbkat e tij
mund t’i marrim me mend
këpuckat janë numur njëzet e katër
përjetësisht
sepse këmbkat e fëmijëve të vdekur
nuk rriten
janë një palë këpucka të kuqe
në Buchenwald
gati të reja
sepse këmbkat e fëmijëve të vdekur
nuk i grisin këpucët.


Në trend Kultura

Më shumë
“Lufta civile shqiptare”

“Lufta civile shqiptare”

Daut Dauti
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!

Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!

Kulture
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Jetoja nga vështrimi yt

Jetoja nga vështrimi yt

Kulture
Elitat

Elitat

Kulture
AGU I FUNDIT

AGU I FUNDIT

Poezi
Kalo në kategori