Një objekt hidhet nga dritarja e Shtëpisë së Bardhë - pamjet bëhen virale

Një video e pazakontë nga Shtëpia e Bardhë po bën xhiron e internetit, duke treguar një objekt që duket se hidhet nga një dritare.
Videoja, e pa verifikuar, tregon dikë që i afrohet një dritareje në katin e sipërm dhe hedh objektin jashtë.
Pamjet janë postuar në rrjetet sociale dhe janë shpërndarë disa herë.
Në një rast, postimi është shoqëruar me komentin: "Po bëhet pak pastrim i thellë të dielën?".
Klipi u shpërnda më tej në X nga disa llogari, përfshirë Republicans Against Trump dhe Patriot Takes. Të dyja llogaritë pyetën ndjekësit: "Çfarë po ndodh këtu?". /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































