Vlerësohet se rreth 30.000 persona në Maqedoni luajnë lojën ''Pokemon Go'', lojë që është përhapur shumë në botë dhe u shndërrua në një hit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përveç të rinjve, në labirinthet e kësaj loje janë futur edhe të rriturit, por edhe liderë të njohur politik në botë. Aplikacioni është shkarkuar mbi 130 milion herë.


Loja nuk e përfshin territorin e Maqedonisë, megjithatë dikush ka gjetur një zgjidhje për këtë. Përmes një fajlli të quajtur 'Crack' mund të shkarkohet dhe të instalohet loja./Telegrafi/