LAJMI I FUNDIT:

Një nga më të mëdhenjtë e basketbollit, LeBron James e cilëson Messin si më të mirin e historisë së futbollit

Një nga më të mëdhenjtë e basketbollit, LeBron James e cilëson Messin si më të mirin e historisë së futbollit

Lionel Messi është më i miri i historisë së futbollit dhe fitimi i Kupës së Botës vetëm sa e ka forcuar këtë fakt.

Ylli argjentinas ka marrë urime të shumta për triumfin në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, derisa një i tillë ka ardhur edhe nga njëri nga basketbollistët më të mirë në botë, LeBron James.

Anëtari i Los Angeles Lakers ka uruar Messin me një postim në profilin e tij zyrtar në ‘Twitter’.


James konsiderohet nga shumë basketbolldashës si më i miri i historisë edhe pse debati për ‘GOAT’ diskutohet ende mes tij dhe Michael Jordan.

Por ylli amerikan nuk ka diskutim për futbollin dhe e cilëson Messin si më të mirin e të gjitha kohërave.

“Messi”, shkroi James duke vendosur një emoji të dhisë që simbolizonë fjalën ‘GOAT’ apo në gjuhën shqipe si ‘Më i miri i të gjitha kohërave’.

Statusi i James ka marrë mbi 600 mijë pëlqime në Twitter, derisa si James tani mendojnë më shumë se gjysma e botës sa i përket debatit se kush është më i miri në historinë e futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori