LAJMI I FUNDIT:

Një nga këto gra do ta drejtojë NATO-n: Ish-presidentja kroate shihet si favoritja kryesore

Një nga këto gra do ta drejtojë NATO-n: Ish-presidentja kroate shihet si favoritja kryesore

NATO po kërkon një pasardhës të Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Ish-kryeministri norvegjez Stoltenberg ka mbajtur pozicionin më të lartë civil në NATO që nga tetori i vitit 2014. Anëtarët e Aleancës ia zgjatën kontratën deri në shtator të vitit 2022.

Shumë diplomatë thonë se është koha që një grua të drejtojë NATO-n. Gazeta franceze Les Echos shkruan se në lojë janë gjashtë kandidatë që mund të pasojnë Stoltenberg. Midis tyre janë ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, zëvendëskryeministrja belge, Sophie Wilmes, ish-kryeministrja britanike, Theresa May, ish-presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid, ish-ministrja holandeze e Mbrojtjes, Jeanine Hennis-Plasschaert dhe ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Les Echos shkruan se favorite është Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila tashmë ka punuar në NATO si ndihmëse e sekretares së përgjithshme. Politico shkroi se Grabar-Kitaroviq mund të mburret me një nga biografitë më mbresëlënëse në mesin e shefave potencialë të ardhshëm të NATO-s, raporton index.hr.


Ndër të tjera ajo ishte ministre kroate për Evropën dhe ministre e Punëve të Jashtme. Ajo luajti një rol të fortë në aplikimet e suksesshme të Kroacisë për anëtarësimin në BE dhe NATO. Ajo shërbeu gjithashtu si ambasadore në Shtetet e Bashkuara nga viti 2008 deri në 2011, që do të thotë se ka lidhje të forta me Uashingtonin, i cili do të ketë një rol vendimtar në vendimin për një sekretar të ri të përgjithshëm të NATO-s.

Si bashkëpunëtore në Institutin e Politikës Universitare Amerikane, Grabar-Kitaroviq mbajti këtë pranverë një seminar mbi të ardhmen e NATO-s që mund të shërbejë si një audicion për një punë të re, duke theksuar se ajo kaloi disa kohë në këtë fushë në Afganistan ndërsa punonte si ndihmës Sekretari i Përgjithshëm.

Kreu i NATO-s bëhet guvernator i Bankës Qendrore të Norvegjisë
Lexo po ashtu Kreu i NATO-s bëhet guvernator i Bankës Qendrore të Norvegjisë

“Më pëlqeu puna ime në NATO, përvoja e përbashkët e punës dhe atmosfera”, tha Grabar-Kitaroviq në fillim të leksionit, ku mori pjesë edhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga viti 2004 deri në 2009, Jaap de Hoop Scheffer, një ish-ministri i Jashtëm holandez.

De Hoop Scheffer u pasua nga ish-kryeministri danez Anders Fogh Rasmussen, i cili i parapriu Stoltenberg-ut dhe disa anëtarë të NATO-s thanë se ishte e vështirë të imagjinohej që aleatët të zgjidhnin dikë që nuk kishte qenë më parë kreu i shtetit apo i qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Amerika
Kalo në kategori