LAJMI I FUNDIT:

Një nga femrat më të bukura u zhvesh lakuriq për faqen e parë të një reviste në moshën 50-vjeçare

Një nga femrat më të bukura u zhvesh lakuriq për faqen e parë të një reviste në moshën 50-vjeçare

Të gjithë u mahnitën me dukjen e saj

Aktorja Penelope Kruz ishte vetëm në brekë derisa pozonte për faqen e parë të revistës “Dust”.


Adhuruesit e Penelope Cruz janë habitur kur aktorja modeste ka pozuar për faqen e parë të revistës “Dust” e veshur vetëm me brekë të bardha, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, komentet janë më shumë se pozitive dhe pothuajse të gjithë pyesin: “Si është e mundur që në decenien e pestë të duket përgjysmë më e re?” “Si mund të dukesh sikur je në të njëzetat?

“Bukuroshe e përjetshme”, “Perëndeshë”, “Pa dyshim, femër e bukur”, qëndron nën fotografinë të cilën ajo e publikoi në profilin e saj në Instagram.

Meqë ra fjala, Penelope Cruz konsiderohet si një aktore e bukurisë natyrore, e cila deri më tani nuk ka përdorur kirurgji estetike për t’u rinovuar dhe për këtë arsye është e preferuara në mesin e popullatës femërore.

Penelope e bukur është e martuar e lumtur me aktorin Javier Bardem që nga viti 2007 dhe ka dy fëmijë me të: vajzën Luna dhe djalin Leo. /Telegrafi/