LAJMI I FUNDIT:

Një nga avantazhet e pakta të përhapjes së coronavirusit është se i lë fëmijët e vegjël praktikisht të paprekur

Një nga avantazhet e pakta të përhapjes së coronavirusit është se i lë fëmijët e vegjël praktikisht të paprekur

Një nga avantazhet e pakta të përhapjes së coronavirusit (Covid-19) është se i lë fëmijët e vegjël praktikisht të paprekur, një mister që, sipas mjekëve, mund të ketë të dhëna thelbësore në lidhje me funksionimin e virusit.

Në Kinë, vetëm 2.4% e rasteve të raportuara ishin fëmijë dhe vetëm 0.2% e rasteve të raportuara ishin fëmijë që u sëmurën rëndë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO ). Deri më tani, në Kinë asnjë fëmijë nuk ka vdekur si rezultat i Covid-19, transmeton Telegrafi.


Ndërkohë, coronavirusi i ri ka qenë veçanërisht fatal në spektrin tjetër. Shkalla e vdekshmërisë në Kinë për ata mbi 80 vlerësohet në 21.9%, sipas OBSH-së. Sidoqoftë, për moshat nga 10 deri në 39 vjeç, shkalla e vdekshmërisë është afërsisht 0.2% , sipas një studimi të bazuar në të dhënat e pacientëve prej 44,672 rastesh të konfirmuara. Dhe vdekjet dhe simptomat e rënda janë pothuajse jo-ekzistente edhe në moshat e hershme.

Kjo do të thotë që coronavirusi i ri sillet ndryshe nga viruset e tjerë, siç është gripi sezonal, i cili është veçanërisht i rrezikshëm për të rinjtë dhe edhe më shumë i rrezikshëm për të moshuarit.

“Të zbulosh pse fëmijët janë më pak të prekur mund të çojë në përparime në të kuptuarit se si dhe pse virusi i bën njerëzit të sëmurë dhe vret grupmoshat e tjera”, tha Frank Esper, specialist i sëmundjes infektive pediatrike në Klinikën Cleveland. Ndër pyetjet që Esper dhe të tjerët po hulumtojnë: A ka të bëjë me ashpërsinë e infeksionit me atë që pacientët ishin ekspozuar më parë? A ka të bëjë me mënyrën se si sistemi ynë imunitar ndryshon me moshën? Apo mund të jetë për shkak të dëmtimit të mushkërive që njerëzit e kanë si pasojë e kalimit të viteve?

Përhapjet e mëparshme të coronaviruseve tjera gjithashtu kanë lënë të rinjt në mënyrë misterioze të paprekur. Asnjë fëmijë nuk vdiq gjatë shpërthimit të SARS në 2002, i cili vrau 774 njerëz. Dhe pak fëmijë zhvilluan simptoma të coronavirusit vdekjeprurës MERS , i cili ka vrarë 858 individë që nga viti 2012.

Për shkak se disa raste janë gjetur te fëmijët, ka pasur spekulime se fëmijët thjesht kanë më pak të ngjarë të infektohen.

Të dhënat e reja të publikuara javën e kaluar nga studiuesit kinezë treguan që autoritetet në kërkim të rasteve të coronaviruseve të bazuara në simptoma gjetën norma më të ulëta tek fëmijët. Por kur bazoheshin në gjurmimin e kontaktit, fëmijët dukej se infektoheshin me të njëjtën normë si të rriturit.

” Ne e dimë që mbyllja e shkollave mund të jetë efektive në ngadalësimin e transmetimit sepse fëmijët janë zakonisht shtytës të infeksionit. Ata i përhapën ata te prindërit, anëtarët e familjes dhe komuniteti në përgjithësi”, tha Caitlin Rivers, një epidemiolog në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë e Shëndetit. /Telegrafi/