LAJMI I FUNDIT:

Një nënë amerikane u tall pasi i vuri djalit aksidentalisht emrin e një presidenti amerikan – dëshiron të ia ndryshojë

Një nënë amerikane u tall pasi i vuri djalit aksidentalisht emrin e një presidenti amerikan – dëshiron të ia ndryshojë

Prindërve zakonisht u merr shumë kohë dhe mendime në zgjedhjen e emrit, në shpresë se nuk është një zgjidhje që më vonë do t’i bënte të pendohen.

Por një nënë ka mbetur duke u përballur me këtë problem, pasi që e kuptoi se djali i saj e ka emrin e njëjtë me atë të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Fatkeqësisht, duket se as nëna e as partneri i saj nuk e vunë re ngjashmërinë deri sa fëmija i tyre erdhi në jetë, dhe tani ajo dëshiron që t’ia ndërroi emrin e djalit të saj, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.


Për ta bërë rastin edhe më të keq, lajmi erdhi si tronditje tek ta, të cilët nuk e kuptuan se djali i tyre kishte ngjashmëri me këtë emër, deri sa një mik i tyre u tall me zgjidhjen e tyre.

Fatmirësisht, djali i saj e mban emrin havajan, të cilin ai e pëlqen, por kjo nuk e ka penguar nënën e tij të pendohet për emrin e plotë, të cilin ajo e urren dhe “mezi pret” që t’ia ndërroi.

Duke e ndarë historinë e saj në TikTok, nëna @ollierose_ iu përgjigj një kërkese nga një video tjetër ku prindërit pyeteshin: “A jeni penduar ndonjëherë për emrin që i keni vënë fëmijës tuaj?” duke pranuar: “Aksidentalisht djalit tim ia vura emrin Bill Clinton”. /Telegrafi/

@ollierose_ #stitch with @gabbylamby ♬ Santeria – Sublime