Një “nëndetëse” që mbante pothuajse 800 kg kokainë është kapur nga Marina Kolumbiane.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, anija e gjatë 15 metra, e para që u zbulua këtë vit, u kap në ujërat kolumbiane.


Marina vlerësoi se malli brenda saj ishte me vlerë 27 milionë dollarë dhe tha se "nëndetësja" besohej të ishte në rrugën e saj për në SHBA ose Evropë.

Ndërkohë bëhet e ditur se tre personat që ndodheshin në mjetin lundrues janë arrestuar.

Detaje të mëtejshme për të dyshuarit ende nuk janë bërë të ditura.

Ky lloj i transportit thuhet se është një mënyrë popullore për të transportuar drogë pasi mund të kalojnë kryesisht të pazbuluara dhe mund të zhyten pas dorëzimit.

Ndryshe, Kolumbia është prodhuesi më i madh në botë i kokainës.

Në vitin 2023, Marina Kolumbiane kapi 30 ton drogë dhe më shumë se pesë ton marihuanë. /Telegrafi/