Një muze në Florida mblodhi 468 njerëz me kostume dinosauri për të thyer një rekord botëror Guinness.

Ata u bashkuan me Qytetin e West Palm Beach për të marrë Rekordin Botëror Guinness për numrin më të madh të njerëzve të veshur si dinosaurë, përcjell Telegrafi.


Rekordi për t'u mposhtur ishte 252 persona dhe u vendos në Los Angeles në vitin 2019.

Një gjyqtar i rekordeve botërore Guinness konfirmoi se përpjekja në Florida arriti titullin me 468 pjesëmarrës. /Telegrafi/